FOTO/ Për herë të parë, portieri kuqezi në formacion përballë Milanit!

Për herë të parë në Serinë A, Alen Sherri ish-portieri i Egnatias do të jetë titullarë në portën e Cagliarit përballë gjigandëve të Milanit. Pas 3 humbjeve rradhazi, trajneri i Cagliarit, Davide Nicola ka vendosur të testojë portierin shqiptarë të blerë për rreth 300 mijë euro gjatë merkatos së verës së shkuar. Paraqitjet mjaft të mira që ka bërë edhe gjatë seancave stërvitore e kanë bërë Sherrin një alternativë të parë për skuadrën e Serisë A, duke mbajtur ai tashmë lart emrin e portierëve kuqezi në kategorinë më të lartë të futbollit italian.

Këto paraqitje e bëjnë me sa duket Sherrin një sfidues edhe për Tomas Strakoshën që për momentin ka stabilizuar pozicionin e tij në portën e kombëtares. Në këtë grumbullim prej 28 lojtarësh të Sylvinhos janë 4 portier si Strakosha, Sherri, Kastrati dhe Simoni.

Formacionet zyrtare


Shtuar 9.11.2024 17:32