Kastrioti-Partizani është një nga dy ndeshjet e ditës së sotme në Abissnet Superiore, takim që fillon në orën 13:45.
“Demat” nuk kanë shijuar ende suksesin e parë në kampionat, teksa trajnerët Ilir Daja dhe Ramadan Ndreu kanë vendosur rreth titullarëve që do të hedhin në fushë.
Të lidhura
None found
Ekipi mik zbret në fushë me skemën 3-5-2. Në sulm është Esat Mala ai që do formojë dyshen me brazilianin Stenio Junior.
Vendasit përgjigjen me skemën 4-2-3-1. Spartak Ajazi në majë të repartit ofensiv, teksa do të mbështetet nga treshja Greca-Basha-Rami.
Formacionet zyrtare:
Kastrioti (4-2-3-1): Sali; Neziri, Karakaçi, Husein, Prodani; Onanuga, Mëllugja; Greca, Basha, Rami; Ajazi. Trajner: Ramandan Ndreu.
Partizani (3-5-2): Teqja; Belica, Sota, Sembene; Musta, Herald Marku, Rrapaj, Kaçe, Albion Marku; Stenio Junior, Mala. Trajner: Ilir Daja. /albeu.com/
