Formacionet zyrtare, Kamerun-Brazil: Tite ndryshon skemë në ndeshjen e fundit të grupeve

Pas rreth një ore do të startojë ndeshja Brazil-Kamerun, e vlefshme për grupin G.

Trajneri Tite ndryshe nga dy ndeshje e para ka vendosur të përdorë një formacion të ri, atë 4-4-2. Në portë do të jetë “gardiani” i Manchester City, Ederson. Mbrojtja me 4 do të përbëhet nga Dani Alves, Bremer, Militao dhe Telles. Në mesfushë do të vendosen Rodrygo, Fred, Fabinho dhe Antony, ndërsa sulmi do të përbëhet nga dyshja e Arsenalit, Martinelli-Jesus.

Në krahun tjetër, trajneri Song ka vendosur të paraqitet me formacionin 4-2-3-1, ku në portë në vend të portierit Onana do të vendoset Espassy. Mbrojtja me 4 do të përbëhet nga Fai, Ëooh, Ebosse dhe Tolo. Në pjesën mbrojtëse të mesfushës do të vendosen Zambo Anguissa dhe Kunde. Reparti sulmues do të plotësohet nga Mbuemo, Choupo-Moting, Ngamaleu dhe i vetëm në sulm do të vendoset Vincent Aboubakar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.12.2022 19:09