Shtetet e Bashkuara po nisin menjëherë në Venezuelë ekipe kërkim-shpëtimi, furnizime mjekësore dhe ndihmë humanitare, deklaroi të enjten në mëngjes Sekretari i Shtetit Marco Rubio në një postim në X, duke theksuar se veprimi po ndërmerret “me udhëzimin e Presidentit Trump”.
“Shtetet e Bashkuara i shprehin ngushëllimet më të thella popullit të Venezuelës pas tërmeteve shkatërruese.
Të lidhura
None found
Zemrat tona janë me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre, me të plagosurit dhe me punonjësit e guximshëm të shpëtimit që punojnë pa u lodhur pas ngjarjes”, u shpreh Rubio.
Mbështetja amerikane po vjen në një moment kur autoritetet venezueliane po përballen me pasojat e rënda të tërmetit, i cili ka lënë viktima, qindra të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.
