Fiorentina mbyll blerjen e yllit të Lille

Fiorentina është shumë pranë mbylljes së nënshkrimit të parë në merkaton e dimrit dhe nuk është askush tjetër veç Jonathan Ikoné.

Ashtu siç e parashikuam javë më parë, francezi ishte opsioni i parë i violës për të përforcuar krahët  dhe pas negociatave të vështira kanë arritur një marrëveshje me Lille.

Fiorentina do të disbursojë rreth 14 milion € + 1 milion € për objektivat e transferimit, përveç që t’i japë klubit francez 15% të një shitjeje të ardhshme.

Në këtë mënyrë realizohet një nga kërkesat e Vincenzo Italianos për të përforcuar të pasmet dhe padyshim që do ta ndihmojë Fiorentinën për të përmbushur objektivin e hyrjes në Europë. /albeu.com


Shtuar 23.12.2021 13:10