Finalja e Conference League në Tiranë, Rama: Imazhi i Shqipërisë është në një tjetër nivel sot

Roma dhe Feyenoord do të përballen së bashku në finalen e Conference League e cila do të luhet në Tiranë më 25 maj te stadiumi “Air Albania”, i cili ka një kapacitet prej 21,690 vendesh.

Pak çaste më parë, kryeministri i vendit tonë, Edi Rama, bëri një postim në Facebook duke u ndjerë krenar për kushtet e Shqipërisë për të pritur një ndeshje nga një turne prestigjioz të krijuar nga UEFA.

Postimi i plotë:

“Kush e mendonte deri para pak vitesh, kur Kombëtarja e Shqipërisë emigronte jashtë se s’kishte stadium të pranuar nga FIFA/UEFA për ndeshjet e shtëpisë?!

Po nuk është vetëm stadiumi, është imazhi i Shqipërisë, niveli i Sigurisë, shërbimit, ushqimit,nami ndërkombëtar i Tiranës, që janë sot pakrahasimisht më mirë se sa deri para disa vitesh dhe siç më tha një nga të dërguarit e UEFA-s, “Ne jemi të lumtur të kontribuojmë, që njerëzit në Europë ta mësojnë se sa rrënjësisht ndryshe është Shqipëria nga perceptimi i krijuar për vendin tuaj në kohë të këqija”./ h.ll/albeu.com