Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, deklaroi në një konferencë për media se partia e saj nuk do të negociojë për çështjen e ligjit që rregullon Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Të lidhura
None found
Pas përmbylljes së pikave të rregullta të rendit të ditës, pjesa më e madhe e deputetëve u largua nga salla. Në Kuvend mbetën deputetët e PDK-së dhe të Aleancës.
Çitaku u kërkoi deputetëve të rikthehen për të votuar projektligjin në lexim të dytë. Ajo theksoi se miratimi i këtij ligji nuk duhet të kushtëzohet nga afati për zgjedhjen e presidentit.
“Çështja e ligjit dhe çështja e presidentit janë çështje të ndara. Ligji është detyrim, presidenti është marrëveshje. Nuk është ligj për kompromis as për koncesion. Nuk i bëhet nder PDK-së me këtë ligj, i bëhet nder historisë”, tha Çitaku. / REL
