FIFA jep një tjetër dënim për ish drejtuesit, Blatter dhe Valcke

sh-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka marrë një tjetër pezullim për shtatë vjet e tetë muaj nga futbolli.

Dënimi i radhës është vendosur për shkelje të shumta të kodit të etikës së FIFA-s dhe hyn në fuqi sapo të përfundojë pezullimi aktual në muajin tetor.

Të njëjtin ndëshkim ka marrë edhe ish-sekretari i përgjithshëm i organizatës së futbollit botëror, Jerome Valcke.

Një njoftimin e dhënë nga FIFA për këtë pezullim të ri të dy ish-funksionarëve të lartë, shkruhet: “Hetimet ndaj zotërinjve Blatter dhe Valcke u zhvilluan për akuza të ndryshme, veçanërisht në lidhje me pagesat e bonusit në lidhje me garat e FIFA-s, që u ishin paguar zyrtarëve të lartë të menaxhimit të FIFA-s, zgjatjet e kontratave të punës, si dhe rimbursimin nga FIFA të kostove juridike private, në rastin e Z. Valcke”.

Sepp Blatter, 84-vjeç, qëndroi në krye të FIFA-s për plot 15 vjet, nga viti 1998 deri më 2015-tën.

Ai pasoi në këtë detyrë brazilianin Joao Havelange, ndërsa ia la vendin italo-zviceranit Gianni Infantino, presidentit aktual të qeverisë së futbollit botëror.


Shtuar 24.03.2021 13:52