Federata franceze nuk miraton kontratën e trajnerit Galtier me PSG

Trajneri i ri i PSG-së, Christophe Galtier nuk ka marrë rikualifikimin e diplomës së tij të UEFA Pro dhe federata franceze e futbollit nuk ka miratuar kontratën dyvjeçare të trajnerit me klubin parizian.

Trajner 55-vjeçar ka disa mangësi në stërvitjen e tij. Sipas rregullores, çdo trajner duhet ta marrë atë çdo tre vjet, duke dhënë provimin që jep Certifikatën e Trajnimit Profesional të Futbollit (BEPF).

Megjithatë, marrëveshja mes PSG-së dhe Galtier nuk duket e rrezikuar dhe ka gjasa që trajneri t’i nënshtrohet ekzaminimeve gjatë pushimit të radhës për kombëtaret./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.08.2022 12:04