Alban Beqiri ka dhuruar një tjetër performancë fantastiktike në Botërorin e Boksit që po zhvillohet në Beograd.
Me vendim jurie Beqiri ka mposhtur edhe boksierin panamez Bekford, i cili ishte një nga boksierët më të rrezikshëm të peshave 67-71 kilogram duke kaluar kështu në raundin çerekfinal.
Boksiesi shqiptar tani do të ketë përballë jordanezin Zejad Eashash, i cili në 1/16 mposhti norvegjezin Emini.
Ndeshja mes Beqirit dhe Eashash do të zhvillohet të martën, ndërsa gjysmëfinalet më 6 nëntor dhe finalja më 8 nëntor.
Me 3 fitore radhazi në një kompeticionin të tillë, Beqiri regjistron rezultatin më të mirë në historinë e boksit shqiptar