Aston Villa po analizon mundësinë e transferimit të Sergio Ramosit gjatë këtij afati kalimtar, çka mund ta rikthejë mbrojtësin spanjoll në nivelin më të lartë të futbollit evropian.
Mediat evropiane, përfshirë TNT Sports Argentina, raportojnë se klubi nga Birminghami po e konsideron seriozisht afrimin e qendërmbrojtësit veteran.
Të lidhura
None found
Raportimet kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku janë shpërndarë edhe fotomontazhe të Ramosit me fanellën e Aston Villas.
Futbollisti 40-vjeçar aktualisht është pa klub, pasi aventura e tij me Monterreyn në Meksikë ka përfunduar.
Ndeshjen e fundit zyrtare ai e zhvilloi në dhjetor të vitit 2025, kur përfaqësoi skuadrën meksikane në gjysmëfinalet e Liga MX, përpara se t’u jepte lamtumirën tifozëve.
Prej atëherë, legjenda e futbollit spanjoll është stërvitur në mënyrë individuale, ndërsa pret një ofertë që do t’i hapte rrugën për t’u kthyer në një kampionat elitar të Evropës.
