Vlora Çitaku, deputete e PDK-së, ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish-drejtuesve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Verdikti përfundimtar për katërshen e UÇK-së pritet të shpallet më 16 shtator.
Të lidhura
None found
Gjatë emisionit “DPT te Fidani” të hënën, Çitaku shprehu mirënjohje të veçantë ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për angazhimin e treguar në lidhje me këtë çështje.
Sipas saj, Rama është sjellë “si kryeministër i shqiptarëve”. Ajo theksoi se, krahas qëndrimeve të bëra publike, kryeministri shqiptar ka ndërmarrë edhe veprime të tjera që nuk janë bërë të ditura.
“Dua t’i shpreh mirënjohjen time të thellë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sjellja e tij ka qenë ajo e një kryeministri të shqiptarëve. Unë e di se, përveç deklaratave publike që i kemi parë të gjithë, ai ka bërë shumë më tepër dhe për këtë do t’i jem mirënjohëse përjetë”, deklaroi Çitaku.
