Fanella e Messit në El Clasico e vitit 2017 doli në ankand, shitet për shifrën “faraonike”

Ndikimi i Lionel Messit në futboll është i përjetshëm, dhe një nga momentet më të famshme të karrierës së tij ishte goli i tij në minutën e fundit të El Clasico në 2017.

Ai gol ishte i 500-ti i karrierës së tij, dhe ai e festoi duke hequr fanellën e Barcelonës dhe duke e mbajtur atë tek fansat e Real Madridit.

Fanella e Messit u hodh në shitje së fundmi në një ankand në rrjetet sociale të krijuar nga ‘anishfutbol’, i cili e kishte në pronësi fanellën dhe shkroi mbishkrimin e mëposhtëm në Instagram.

“Ka mbërritur në koleksionin tim… Ajo fanellë që Leo Messi e mbajti lart pasi vendosi El Clasico me golin e tij të 500-të”, ka shkruar ai.

Është e kuptueshme, kërkesa për fanellën e argjentinasit ishte e madhe dhe shumë shpejt ajo u shit për 450,000 dollarë./ h.ll/albeu.com