“Fadil Vokrri” kthehet në arenë boksi, sherr mes tifozëve në ndeshjen Gjilani – Drita

Një ngjarja e turpshme ka ndodhur ditën e sotme në Superligën e Kosovës, teksa dy tifozeri janë përleshur me njëra-tjetrën.

Pas përfundimit të pjesës së parë mes Gjilanit dhe Dritës e cila po luhej në stadiumin “Fadil Vokrri” dy tifozeritë nisën përplesjet mes tyre, konkretisht grupi i “Intelektualëve” dhe ai i “Skifterave”.

Një prej këtyre grupeve arrin të futet në fushën e lojës e më pas afrohen te grupi tjetër që vazhdonte të qëndronte në shkallët e stadiumit, ku më pas nisi edhe përplasja me sende të forta.

Punonjësit e sigurimit që kanë qenë të pranishëm nuk kanë arritur të bëjnë asgjë ndaj dy grupeve të irrituara./albeu.com


Shtuar 26.09.2021 17:53