Everton gjen zëvendësuesin e Ancelottit, Benitez drejt zyrtarizimit

Everton ka gjetur trajnerin e duhur për të marrë trashëgiminë e Carlo Ancelottit, që u kthye në stolin e Realit të Madridit. Sipas tabloidit anglez Mirror, janë orë vendimtare për kalimin e Rafael Benitez në krye të stolit të “Toffees”. Gjatë fundjavës takimet me përfaqësuesit e teknikut spanjoll janë intensifikuar dhe akordi mund të bëhet i ditur në ditët në vijim. Rafa Benitez është në pole position ndaj Pellegrinit, dhe Nuno Espirito Santo , emrat e tjerë që ishin përmendur për stolin e Everton.

Për ish trajnerin e Napolit bëhet fjalë për një rikthim në Premier League, kampionat ku ka drejtuar Newcastle në sezonet 2016-209, Chelsean në 2012-2013 dhe padyshim edhe Liverpulin nga viti 2004 e deri në 2010. Ka qenë pikërisht e kaluara e tij në krahun e rivalëve të mëdhenj ndërqytetas që ka kushtëzuar pakënaqësi te disa grupime tifozësh, por Farhad Moshiri, pronari i klubit të Everton, nuk është se është ndikuar, pasi ka vendosur të ecë përpara në rrugën e tij, duke e konsideruar Benitez si njeriun e duhur për të marrë trashëgiminë e Ancelotti-t.


Shtuar 22.06.2021 14:31