Euro 24/ Gjermania ‘shkërmoq’ 5-1 Skocinë, hedh kandidaturën për trofeun në eventin e shtëpisë

Gjermani 5-1  Skoci
Mes ngjyrave të kombeve pjesëmarrëse, këngëve dhe kërcimit ka nisur në Munich Kampionati Europian 2024 i Gjermanisë. Përkujtimi i legjendës Franz Beckenbauer i la vendin sfidës hapëse për turneun e 17-të Evropian, me Gjermaninë vendase që mundi pastër 5-1 Skocinë në Gupin A.

Të besuarit e Julian Nagelsmann shënuan tre herë në pjesën e parë me Uirtz, Musiala dhe penalltinë e Havertz. Në fraksionin e dytë Fullkrug dhe Can shënuan dy gola të tjerë. Skocezët mbetën me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Porteous, teksa në fund shënuan golin e ‘flamurit’ me autogolin e Rudiger.


Shtuar 14.06.2024 23:53