Euro 2024, stadiumet ku mund të luajë Shqipëria në Gjermani

Tashmë Shqipëria është pjesë e ‘Euro 2024’. Europiani do të mbahet verën e ardhshme, në Gjermani. Le t’i hedhim një sy stadiumeve ku do të mbahen të gjitha ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm për shtete në Europë.

Olympiastadion, në Berlin, është stadiumi më i madh që do presë finalet e Europianit. Sa i takon shfirave të sakta, ka një kapacitet prej 70 mijë vendesh.

Më pas, vjen Munich Football Arena me 67 mijë vende, ndërsa vlen të përmendet edhe stadiumi i Dortmundit me 66 mijë vende. Gjithashtu, takime do të luhen edhe në Koln, Dusseldorf, Hamburg, Leipzig apo Gelsenkrichen.

Siguria e zhvillimit të kompeticionit pritet të jetë në maksimum dhe do ketë një plan paraprak disa muaj para fillimit. Shorti i Euro 2024 do të mbahet me datën 2 dhjetor, në orët e pasdites.


Shtuar 21.11.2023 20:37