EURO 2024 e komplikuar/ Walkerit i vështirësohet finalja, në tribunë vjen bashkëshortja dhe e dashura

Për Kyle Walker, finalja e Euro 2024 kundër Spanjës do të jetë një sfidë e komplikuar jo vetëm për atë që do të ndodhë në fushë, por edhe për atë që mund të ndodhë në tribunën mes shoqeve të lojtarit.

Përveç gruas së tij Annie Kilner me katër fëmijët e tyre Riaan, Roman, Reign dhe Rezon, në tribuna pritet të shfaqet edhe e dashura e tij Lauryn Goodman së bashku me djalin e madh nga lidhja jashtëmartesore me mbrojtësin e Cityt, i kompletuar me një fanellë me numrin 2, me shkrimin “baba”.

Një situatë me rrezikshmëri të lartë, aq sa sigurimi i kombëtares angleze kishte udhëzime për të shmangur çdo kontakt apo problem mes femrave .

Siç thekson shtypi britanik, për më tepër, nëse Annie Kilner dhe Lauryn Goodman do të takoheshin ballë për ballë, është e lehtë të imagjinohet se situata në Olympiastadion mund të dalë jashtë kontrollit dhe të kthehet në kaos.

Hipotezë që drejtuesit e kombëtares angleze po mundohen ta shmangin në çdo mënyrë, së pari duke i ndaluar hyrjen e të dashurës së Walkerit në zonën e rezervuar për bashkëshortet, shoqërueset dhe të dashurat e lojtarëve. Një masë paraprake e ashpër por e nevojshme.

Sipas The Sun, në fakt duket se Lauryn është mjaft e prirur për skena dhe Annie dëshiron të shmangë çdo kontakt me të për të mos krijuar probleme.


Shtuar 14.07.2024 17:52

Tags: