Ish-ylli i Interit, Samuel Eto’o thotë se Jose Mourinho është trajneri më i mirë në botë:
Ish-lojtari i Kamerunit, tani president i Federatës së Futbollit në vendit të tij, lëshoi një intervistë të gjatë për “Joy Sports”, ku ai gjithashtu lavdëroi ish-trajnerin e tij me të cilin fitoi tripletën me Interin në sezonin 2009-10.
“Ai është trajneri më i mirë në botë, sepse i sheh lojtarët afrikanë si më të mirët”, tha ai.
“Mourinho beson aq shumë për Afrikën dhe lojtarët afrikanë saqë u jep atyre shanse në çdo kohë. Kohët e fundit, ai madje shkoi në Namibi për pushime.”, shtoi ish-sulmuesi i Barcelonës, përcjellë KosovaPress.
Ebrima Darboe dhe Felix-Afena Gyan janë lojtarët e vetëm afrikanë në skuadrën aktuale të Romës e cila drejtohet nga Mourinho.
Eto’o dhe Didier Drogba janë ndër lojtarët më të shquar afrikanë me të cilët portugezi ka punuar në karrierën e tij.