Përpos transferimeve dhe largimimeve, Real Madridi është duke punuar edhe për disa rinovime të rëndësishme.
Një ndër lojtarët që po punohet për të rinovuar është ylli brazilian Vinicius.Jr.
21-vjeçari, sipas “Goal” është pranë hedhjes së firmës në kontratën e re që do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028.
Sulmuesi ishte një lojtar kyc sezonin e kaluar kur Reali fitoi kampionatin dhe Champions League, pikërisht me një gol të Vinicius ndaj Liverpool.
Anësori e mbylli seznon me 22 gola dhe 16 asistime në 52 ndeshje të luajtura, i dyti pas Karim Benzema që bëri një sezon fenomenal. /albeu.com