“Është gjithnjë e më e vështirë të besosh në çmimet e futbollit”, Casillas kritikon Topin e Artë

Lionel Messi fitoi mbrëmë në Paris Topin e Artë të shtatë të karrierës së tij, i cili e shpërblen si futbollistin më të mirë në botë në vitin 2021.

Argjentisa la pas Leëandoëskin dhe Jorginhon në votim edhe pse triumfi i tij la shumë për diskutim.

Një nga disa ikona që nuk ishte dakord me rezultatin e çmimit ishte edhe Iker Casillas, duke qenë shumë i qartë përmes një mesazhi në rrjetet sociale duke shkruajt: “Është duke u bërë edhe më e vështireë që të besoj në këto çmime futbolli”.

Më pas ai vlerëson Messin, por donte të theksonte se Topi i Artë i jepet futbollistët më të mirë të vitit dhe jo të botës.

“Për mua, Messi, është një nga 5 lojtarët më të mirë në të gjithë historinë, por ju duhet të dini kush është lojtari më i mirë i sezonit. Nuk është kaq e vështirë, të tjerët e bëjnë të vështirë,” shkruan legjenda e Realit në Twitter. r.t/albeu.com


Shtuar 30.11.2021 10:40