Lojtari i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, është një nga lojtarët kryesorë të Legias së Varshavës.
Paraqitjet e ish-lojtarit të Tiranës kanë bërë që të jetë një nga futbollistët më të dalluar në miqësoren e zhvilluar kundër Radomiak.
Takim ky që Legia e fitoi me rezultatin e thellë 4-0, ku dy nga golat e sfidës u shënuar nga Muçi.
Në minutën 20-të Muçi filloi shfaqjen e tij, ndërsa dribloi bukur një nga kundërshtarët e tij për ta dërguar më pas topin në fundin e rrjetës.
Ndërkohë ky takim u përmbyll gjithashtu me realizimin e sulmuesit shqiptar që tregohet i saktë edhe nga një kënd i pamundur.
Rossi, gdzie lecisz? ErnesTOP
____________
TVP Sport pic.twitter.com/N7f5GVTwFu— Oskar Mochnik (@Oskar_M04) January 29, 2022