Sipas Times, mesfushori danez është gati të nënshkruajë me një klub të Premier League këtë fundjavë.
Megjithatë, “Times” nuk zbulon emrin e skuadrës nga e cila do të rifillojë karriera e Eriksen pas frikës së madhe.
Synimi i tij është rikthimi në kombëtare.
“Dua të luaj Botërorin në Katar”, tha për herë të parë danezi para kamerave. Është një ëndërr. Fizikisht jam në formën më të mirë, tani dua të luaj futboll dhe të tregoj se jam kthyer në të njëjtin nivel si më parë. Zemra ime nuk është pengesë”. /albeu.com/