Vendi i tetë në Premier League sezonin e ardhshëm dhe edhe viti i ri nuk duket se po nis në mënyrën më të mirë. Bëhet fjalë për Arsenalin e Mikel Arteta që në një ndeshje miqësore kundër skocezëve të Hibernian, u mund me rezultatin 2-1.
Në fakt ishin të shumta rezervat që u hodhën në fushë nga Topçinjtë, por tifozët nuk pranojnë justifikime, dhe kanë nisur që tani kontestimin ndaj skuadrës dhe trajnerit.
Në Twitter ka nisur menjëherë fushata me hashtagun #Artetaout, pra ku kërkojnë largimin e trajnerit. Tifozët londinezë nuk duan që vuajtjet për ta të fillojnë që në ndeshjet e para, edhe pse miqësore dhe ju kërkojnë drejtuesve të ndërhyjnë.
Mikel Arteta e komentoi në këtë mënyrë disfatën e pësuar nga skuadra e tij.
”Blerje të reja? Kemi një, dhe tani jemi të kënaqur me ata që kemi. Do të punojmë me lojtarët që kemi, do të kërkojmë ti përmirësojmë dhe do të përpiqemi të jemi sa më kompetitivë”.
Situata që në start nuk duket aspak e mirë, dhe në pritje të zhvillimeve të tjera, trajneri duhet të durojë kritikat e madje edhe një fushatë publike për largimin e tij nga Arsenali.