Emery flet me superlativa për Xhakën: Është i jashtëzakonshëm

Granit Xhaka ka rikthyer paqen me tifozët dhe klubin e Arsenalit, ku vazhdon të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës.

 

Gjatë kohësa sa Unai Emery ishte trajner i Arsenalit, mesfushori Xhaka kishte humbur shiritin e kapitenit pasi pati një incident me tifozët.

Sot, në kohën kur asnjëri prej tyre nuk luajnë në një klub, trajneri spanjoll ka thënë fjalë të mëdha për Xhakën, duke e vlerësuar atë.

“Ai meriton të jetë në një klub si Arsenal dhe meriton respektin e njerëzve. Unë e bëra atë kohë dhe e bëj tani”.

Emery e vlerëson atë si një futbollist të jashtëzakonshëm, por gjithashtu edhe si një person shumë të mirë.

Arsenali do të luajë ndaj Villarrealit në kuadër të ndeshjes së dytë gjysëmfinale në Ligën e Evropës.


Shtuar 6.05.2021 13:13