Në Njësinë Administrative Remas u zhvillua mbrëmjen e sotme dëgjesa e fundit publike e organizuar nga komisioni i ngritur prej Këshillit Bashkiak të Divjakës për përgatitjen e dokumentacionit lidhur me reformën territoriale.
Banorët e pranishëm shprehën mbështetjen e tyre për ruajtjen e Bashkisë Divjakë, duke kundërshtuar mundësinë e bashkimit të saj me Bashkinë Lushnjë.
Të lidhura
None found
Takimi u çel nga këshilltari Said Ibrahimaj, i cili ftoi pjesëmarrësit të paraqisnin qëndrimet dhe opinionet e tyre mbi reformën territoriale.
Kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, prezantoi më pas përfundimet e komisionit dhe arsyet e kundërshtimit të shkrirjes së bashkisë me Lushnjën.
Gorrea argumentoi se Divjaka ka kapacitete ekonomike, shtrirje gjeografike dhe një popullsi që e pozicionojnë atë mes vendeve 27 dhe 31 nga 61 bashkitë e Shqipërisë.
Pas përmbylljes së dëgjesave, komisioni do t’ia përcjellë Kuvendit dokumentacionin e hartuar, së bashku me firmat e qytetarëve që morën pjesë në takimet publike. Propozimi do të shqyrtohet nga komisioni parlamentar dhe më pas do t’i nënshtrohet votimit në Kuvend.
