Eliminimi i Francës, nis “gjyqi” ndaj Deschamps, trajneri në pikëpyetje

Eliminimi i Francës është kryefjala në mediat botërore sportive e gjithashtu tifozët po kryqëzojnë trajnerin si fajtor për mbylljen kaq herët të aventurës në Europian. Edhe pse Mbappe gaboi në penalltinë deçizive, sulmuesi nuk shihet si përgjegjësi kryesor por vetëm Didier Deschamps.

Trajneri është nën akuzë për skemat dhe për aktivizimin e vetëm disa lojtarëve duke lënë në hije disa të tjerë. Ish mbrojtësi Sagnol kritikoi hapur trajnerin e “gjelave” ku sipas tij, skuadra ka përdorur 4 skema të ndryshme në 6 ndedshjet e fundit dhe kjo për ish mbrojtësin nuk mund të japë ekuilibër për nje skuadër të madhe si Franca.

Edhe tifozët në rrjetet sociale kanë shprehur pakënaqësi të madhe për Deschamps i cili akuzohet se asnjeherë nuk i dha ekipit një lojë stabël dhe formë te konsoliduar. Duke parë edhe situatën, mësohet se Didier Deschamps do të ketë këto ditë një takim me kreun e Federatës, Le Graet për të diskutuar të ardhmen dhe për “black out-in” që pësoi ekipi.


Shtuar 29.06.2021 13:57