Eksperti i transferimeve, Gianluca di Marzio ka dhënë disa detaje për Real Madridin, që kërkon dy yjet Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.
Di Marzio raporton se francezi ka vendosur t’i bashkohet “Los Blancos” dhe që kontrata është gati, por nuk do nënshkruhet deri në fundin e marsit.
Di Marzio raporton se francezi ka vendosur t’i bashkohet “Los Blancos” dhe që kontrata është gati, por nuk do nënshkruhet deri në fundin e marsit.
Di Marzio foli edhe për situatën e Realit sa i përket Haaland, duke konfirmuar që klubi spanjoll do shkojë pas norvegjezit.
“Real Madrid sigurisht do provojë nënshkrimin me Haaland pas Mbappes.
Ndërkohë, raportohet se Haaland do vendos përfundimisht për cilin klub do te luaj, në muajin mars. /albeu.com/