Vllaznia është befasuar nga një humbje minimale ndaj Egnatias me rezultatin 0-1 në Shkodër.
Goli i vetëm është shënuar nga Fernando në minutën e 44-të pas një gabimi fatal brenda zonës së tyre. Në pjesën e dytë, Latifi ka fituar një penallti, por goditja e tij la për të dëshiruar duke e humbur mundësinë e artë që të barazonte.
Egnatia shënoi edhe golin e dytë, por u anulua nga VAR pasi kur kishte nisur aksioni, kishte më parë një faull të shkaktuar.
Me këtë fitore, Egnatia renditet në vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa Vllaznia në vendin e pestë me 19 pikë./ h.ll/albeu.com