EFL Cup/ Liverpool e City fitojnë bindshëm, nuk “djeg” penalltia e humbur e Brojës (VIDEO)

U luajt mbrëmjen e sotme raundi i tretë i Kupës së Ligës në Angli, ku nuk kishte surpriza të mëdha sepse Manchester City dhe Liverpool i “shtypën” kundërshtarët e tyre, ashtu siç pritej para ndeshjeve.

Djemtë Jurgen Klopp nuk e kishin të lehtë sepse luanin ndaj një skuadre të Premier League, Norwich i Milot Rashicës, por ja dolën të fitojnë me shifrat 0-3, pa ndonjë sforcim të madh.

Dopieta e Minamino në minutat 4 dhe 80 dhe rrjeta e Origi në të 50-tën vendosën gjithçka. Duhet të theksojmë se Norwich humbi penallti në minutën e 42-të, kur ndeshja mund të shkonte 1-1.

As Manchester City nuk fali. Djemtë e Guardiolas mundën me shifrat 6-1 Wycombe Wanderers, që luan në Legaue One, liga e tretë për nga rëndësia. Këta të fundit kaluan të parët në avantazh pas 22 minutash lojë.

Më pas kampionët e ishullit shënuan pesë gola me De Bruyne (29′), Mahrez (43′, 83′), Foden (45+1′), Torres (71′) dhe Palmer (88′).

Everton fitoi me penallti 8-7 pas barazimit 2-2 dhe Southampton fitoi pavarësisht se Broja e humbi penalltinë e vet./


Shtuar 21.09.2021 23:12