E tentuan edhe në merkaton e janarit, ish-trajneri i Real Madrid kërkon Armando Brojën

West Ham nuk ka në plan të heqë dorë nga Armando Broja. Skuadra angleze e tentoi në merkaton e janarit dhe do ta tentojë sërish gjatë verës.

Sipas “Mirror” bëhet me dije se pavarësisht largimit ë David Moyes nga skuadra e West Ham, sërish drejtuesit kthejnë sytë nga sulmuesi shqiptar për sezonin e ri.

Tashmë në stolin e skuadrës angleze është Julen Lopetegui, i cili sipas të përditshmes britanike thuhet se ka dhënë “Ok” e tij për 22-vjeçarin.

Ish-trajneri i Real Madrid dhe Spanjës synon të nisë një cikël të ri te West Ham dhe padiksutim Broja është pjesë e listës, me klubin që e shikon si të domosdoshëm për formacionin në sezonin e ri.

Kujtojmë se Broja te Fulham nuk ka kaluar një periudhë të mirë. Huazimi i tij përfundon në fund të qershorit, ku do të rikthehet te Chelsea.

Nga këto të fundit pritet të largohet në merkaton e verës dhe mbetet të shihet nëse West Ham do të jetë destinacioni i tij i radhës.


Shtuar 25.05.2024 13:54