E kryer: Hasanbelliu e ndan mendjen, zgjedh pasuesin e Edi Martinit

Renato Arapi do të jetë trajneri i ri i Teutës. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi durrsak, por sipas Supersport drejtuesit e kanë marrë vendimin.

Arapi ishte vjet kapiten i Teutës dhe e udhëhoqi skuadrën e tij drejt titullar kampion. Durrsaku ishte pjesë e klubit, që pas vendimit për të lënë futbollin.

Tani atij i është besuar një detyrë specifikie, siç është ajo e drejtimit të skuadrës që ai e njeh shumë mirë pasi deri në verë i kishte të gjithë shokë ekipi. /h.ll/albeu.com


Shtuar 27.11.2021 19:26