E konfirmon Enrique: Sarabia mungon ndaj Italisë

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique ka konfirmuar mungesën e Pablo Sarabia në gjysmëfinale të “Euro 2020” ndaj Italisë.

Sarabia u detyrua të largohet nga fusha në fitoren ndaj Zvicrës, pas një problemi muskulor.

Sulmuesi ka munguar në stërvitje që u zhvilluan fundjavën e kaluar, derisa edhe Enrique konfirmoi mungesën.

“Dje, Aymeric Laporte nuk u stërvit dhe dikush tjetër për asnjë arsye të veçantë, sepse ne i dhuruam atij tjetër opsion”.

“Të gjithë janë gati pos Sarabia. Fizikisht janë mirë dhe të lodhur”, tha ai.

Ndërkohë, Olmo pritet ta zëvendësojë Sarbian dhe të formojë treshen e sulmit pranë Alvaro Morata dhe Ferran Torres.


Shtuar 6.07.2021 08:51