E kërkon edhe Juventusi, Igli Tare jep sinjale largimi me deklaratën e fundit

Kontrata e Igli Tares me Lacion përfundon në fund të këtij sezoni dhe palët nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për të rinovuar. Lotito i ka ofruar një kontratë 3-vjeçare, por në krahun tjetër qendron ideja e postit të drejtorit sportiv të Juventusit që josh së tepërmi.

Në një intervistë për mikrofonin e “Tuttomercatoweb”-it, Tare ka dhënë sinjale largimi nga Lacio. I pyetur në lidhje me të ardhmen e tij, ish-sulmuesi shqiptar ka pranuar se ka një kontratë ekzistuese me bardhekaltrit, por nuk ka konfirmuar zgjatjen e bashkëpunimit. Më tej, Tare ka thënë se do të flasë për këtë temë në momentin e duhur.

“Kam ende një kontratë ekzistuese, pastaj marrëdhënia ime me këtë klub është e rëndësishme. Në kohën e duhur do të flas edhe për këtë”, ka thënë Igli Tare.


Shtuar 21.02.2023 11:31