Shqipëria dorëzohet përballë Polonisë. Kuqezinjtë janë mposhtur 3-1 në transfertë në një lojë me plot gabime, shkruan Albeu.com.
Vendasit realizuan të parët me Lewandowskin në minutën e 12′, por golit të bomberit të Bayern ju përgjigj Cikalleshi.
Kur u mendua se pjesa e parë do të mbylle në barazim, Polonia në ndëshkoi sërish këtë herë me autor debutuesin, Bukasa.
Edhe pjesa e dytë ishte po si e para. Kuqezinjtë pësuan edhe dy gola të tjera teksa vendasit realizuan me Krychowiak 54′ dhe Linetty 89′.
Ndërkohë, Shqipëria pas 4 ndeshjes në Grupin I mban vendin e 4 me 6 pikë, ndërsa Polonia ngjitet në vendin e 2 me 7 pikë. /albeu.com/