Në orën 21:00 Londra do të mbajë frymën. Italia dhe Anglia do të kërkojnë triumfin në finalen që do të zhvillohet në Wembley.
Për këtë sfidë të madhe, Italia do të jetë pa dyshen Lorenzo Pellegini dhe Leonardo Spinazzola, që janë të lënduar.
Ndërkohë, “3 Luanët” që nuk e kanë fituar kurrë Euro 2020 duan të shkruajnë sot historinë. /albeu.com/
Formacionet zyrtare:
Itali (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Chiellini, Bonucci, Emerson; Barella, Verratti, Jorginho; Chiesa, Inisgne, Immobile.
Angli (5-3-2): Pickford; Walker, Maguire, Stones, Shaw, Trippier; Phillipes, Rice; Mount; Sterling, Kane.