E ardhmja në Londër në dyshim, Real Madridi mes kandidatëve për shërbimet e Kante

 

Real Madridi punon pa ndalim pavarësisht se nuk ka pasur shumë probleme në merkaton e fundit të verës.

Realiteti është se edhe pse skuadra është e kompletuar, në fund të këtij sezoni mund të ketë të tjera largime dhe padyshim nevoja për t’i zëvendësuar do të lindë.

Krahas një anësori të djathtë dhe disa sulmuesv , po kërkohet vazhdimisht një zëvendësues për Luka Modric, i cili vazhdon të shkëlqejë edhe pse tanimë 37 vjeç.

Në tavolinë tani shfaqet N’Golo Kante. Futbollisti përfundon kontratën me Chelsea verën e ardhshme dhe nuk duket i gatshëm për të rinovuar. Reali shpreson që të jetë në gjendje të bindë 31 vjeçarin  që ta transferojë atë me kosto zero, siç bëri me Rudiger./albeu.com


Shtuar 14.09.2022 10:50