Sulmuesi holandez Luuk De jong, i transferuar në Katalunja me kërkesë të Ronald Koeman në merkaton e verës, ka parë që situata e tij te Barcelona të ndryshojë tërësisht brenda natës.
Me shkarkimin e trajnerit, sulmuesit i prezantohet një e ardhme shqetësuese në klub.
Nuk llogaritet për projektin e ri dhe entiteti i Barçës tashmë po kërkon një strehim, sipas Sport . Barça pret oferta nga Turqia për sulmuesin për t’u liruar sa më shpejt nga paga e tij. /albeu.com