Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë përsëri, pak kohë pasi kishte rifilluar punimet.
Të lidhura
None found
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se deputetët do të mblidhen sërish të premten në orën 11:00.
Gjatë zhvillimeve në sallë, Haxhiu iu drejtua deputetit serb Simiq, duke i kërkuar të tërhiqte një deklaratë të bërë më herët.
“Popull serb ka vetëm në Serbi, tërhiqeni deklaratën”, deklaroi Haxhiu.
Ndërprerja e mëparshme e seancës ishte shkaktuar nga mospajtimet lidhur me procedurën e votimit për nënkryetarët e Kuvendit.
