E ardhmja e Ronaldos, Pirlo? Ka ende një vit në kontratë

Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes me Benneventon për javën e 27 te Serie A, trajneri  i Juventusit, Andrea Pirlo ka folur edhe për të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

Ronaldo u shpall lojtari më i mirë i vitit 2020 nga Asociacioni Italian i Futbollistëve.

Por, tekniku italian u pyet për të ardhmen e Roanldos, pasi kohëve të fundit u spekulua një rikthim i mundshëm tek Real Madridi.

“Jo, nuk e kemi menduar ende këtë gjë sepse Ronaldo ka edhe një vit në kontratën e tij, kështu që jemi të lumtur që mund të vazhdojë të luajë për ne këtu”, tha ai.

“Sa i përket gjendjes fizike dhe teknike, nuk kemi menduar sepse jemi duke menduar si ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë për ne”, tha Pirlo.

“Pastaj, ai këtë vit tashmë ka shënuar një mori golash, kështu që është e drejtë të mendojmë të përfundojmë këtë sezon në mënyrën më të mirë”, përfundoi Andrea Pirlo.


Shtuar 20.03.2021 19:35