Haaland “tremb” Dortmundin, largohet i nevrikosur nga fusha (VIDEO)

Skuadra e Borussia Dortmund ka dështuar të shënoj fitore në ndeshjen e 26-të të Bundesligas.

Dortmund barazoi 2 me 2 ndaj FC Koln – duke rrezikuar kështu vendin që dërgon në UEFA Champions League.

Pas përfundimit të ndeshjes, ishte ylli i skuadrës, Erling Haaland që reagoi shumë me nervozizëm dhe u largua drejt zhveshtorëve. Ai heku fanellën dhe ia hodhi lojtarit kundërshtar.

Në rast se skuadra e Dortmundit nuk zë vend për Ligën e Kampionëve, atëherë largimi i Haalandit gjatë verës do të ishte vetëm çështje ditësh.

Dortmund tani ka 43 pikë në pozitën e pestë, tri më pak se vendi i katërt, Eintracht Frankfurt (47)


Shtuar 20.03.2021 19:17