Monument kulture, shembet materniteti “Mbretëresha Geraldinë” (FOTO LAJM))

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që materniteti “Mbretëresha Geraldinë” t’i nënshtrohet rikonstruksionit!

Featured image of article: 466 mln lekë…për të shkatërruar?! Shembet pjesë nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, godina mbyllet për rikonstruksion, fadromat hedhin poshtë muret e monumentit të kulturës (E GJITHA NË HESHTJE)

Megjithatë duket se e vërteta është krejt ndryshe pasi pamje që qarkullojnë në rrjet, të filmuara nga përfaqësues të Shoqërisë Civile, tregojnë qartë pjesë të godinës që janë hedhur në tokë.

Godina është shpallur monument kulturë e kategorisë së dytë, vendim që është marrë që më 5 mars të vitit 2007.

Projekti që është marrë përsipër nga Instituti i Ndërtimit, pretendohet që të kryhet për 36 muaj, por nuk përcaktohet se kur kanë nisur dhe kur duhet të përfundojnë. Ndërsa buxheti i caktuar për projektin është shuma e 466 milion lekësh.