Dyshime për trukime në Premierligë

Premierliga ka qenë shpesh një nga kampionatet që janë ngritur dyshime për trukime, që mendohen të jenë blerë nga kompanitë e basteve.

Kësaj radhe, sipas “The Athletic”, FA po investigon një karton të verdhë që u mor nga një futbollist i Arsenalit gjatë një sfide në Premierligë.

Sipas dyshimeve, ky karton i verdhë është mundësuar nga një kompani bastesh, por as emri i futbollistit dhe as emri i kompanisë nuk janë zbuluar ende për publikun.


Shtuar 19.01.2022 21:25