Dybala-Juventus, pritet takimi për rinovim pas ndeshjes me Villareal

Duke se situata midis Dybala dhe Juventus është qetësuar paksa.

Në javët e kaluara të dyja palët nuk po gjenin dot gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën, me Dybalan që kishte më shumë kërkesa se sa Juventus priste.

“Gazzetta dello Sport” thotë se palët do të ulen të diskutojnë rinovimin e kontratës pas ndeshjes me Villarealin në Champions league. Juventus duhet të jetë e gatshme të plotësojë kërkesat e talentit argjentinas, në të kundërt ai do të largohej me parametra zero në fund të sezonit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.02.2022 10:49