Dy klube të interesuara për Muriqin, sulmuesi premton diferencën në fushë

Pjesa e dytë e sezonit ishte padyshim pozitive për Vedat Muriqin, i cili me fanellën e Majorkës  ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar 3 herë në 15 ndeshje. Kjo paraqitje ka kënaqur klubin spanjoll dhe tashmë kërkon t’i blejë kartonin nga Lazio.

Sipas “Aspor”, pas Muriqit është edhe Galatasaray. Klubi turk është i gatshëm të ofrojë 16 milionë euro për shërbimet e sulmuesit nga Kosova, e cila është pothuajse e gjithë shuma e shpenzuar nga Lazio për të.

Një gjë dihet tashmë se e ardhmja e Muriqit nuk do të jetë në Romë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.06.2022 15:56