Droni për Taulant Ballën në “Elbasan Arena”, FIFA gjobit Shqipërinë (FOTO & VIDEO)

FIFA ka gjobitur Shqipërinë me 37.500  franga për dronin e ngritur në “Elbasan Arena” gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Hungarisë në kuadër të Botërorit, Katar 2022.

Droni i cili u ngrit mbi stadium kishte një mesazh për kryetarin e grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, të cilin kryeministri Edi Rama e largoi si drejtues nga ky qark duke e dërguar në Fier.

“Taulant Balla, Elbasani ty të do” ishte mesazhi në mbështetje të socialistit që valëvitej mbi dron, ndërsa i gjithë stadiumi shpërtheu në kor “Rama Ik”. /albeu.com


Shtuar 1.11.2021 18:35