Drejtuesit e klubeve hungareze shpallin Myrto Uzunin si “Lojtarin më të mirë të vitit në Hungari”

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni, ka fituar një çmim shumë prestigjioz individual në Hungari, pasi është shpallur “Lojtari më i mirë i vitit”, sipas presidentëve dhe drejtorëve sportivë të ekipeve të elitës.

Ky trofe vjen pas një viti fantastik që 26-vjeçari ka pasur me ekipin e tij Ferencvarosh.

Uzuni në gjysmën e parë të viti ka qenë një pikë kyçe për ekipin e Ferencvarosh, i cili u shpall kampion në Hungari.

Por dhe fillimi i sezonit të ri nuk lihet pas, ku në 15 ndeshje, sulmuesi shqiptar ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës 7 herë.

Këto statistika ishin të mjaftueshme, që pjesa më e mirë e drejtuesve të klubeve hungareze, ta shpallnin atë si lojtarin më të mirë të vitit.

Uzuni mori 4 vota, nga 12 të mundshme, duke lënë pas lojtarët e tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve ishte nga radhët e Ferencvarosh.


Shtuar 28.12.2021 19:24