Përveç tronditjes emocionale të shkaktuar nga tumori testikular me të cilin u diagnostikua Sebastien Haller, Borussia Dortmund përballet edhe me probleme serioze sportive vetëm tre javë pas fillimit të Bundesligës . BVB ka mbetur pa sulmuesin titullar për një periudhë të pacaktuar, ndaj drejtuesit e sportit nuk përjashtojnë mundësinë e rikthimit në treg në kërkim të një zëvendësuesi afatshkurtër. Dhe emri që duket se fiton forcë është ai i Luis Suarez.
Kështu bën të ditur rrjeti televiziv “Sky”, sipas të cilit sulmuesi uruguaian do t’i ishte ofruar klubit gjerman për të mbushur boshllëkun të lënë nga sulmuesi i Fildishtë. Sebastian Kehl , kreu i zonës sportive, është ai që do të vendosë nëse Suarez të jetë një opsion për ekipin verdhezi, i cili sapo kishte shpenzuar një total prej 31 milionë euro plus 4 bonuse të tjerë për Hallerin pas largimit të Erling Haaland te Man City.
Të lidhura
None found
Suarez është ende pa ekip pas përfundimit së kontratës së tij me Atletico Madrid , por ai sapo ka treguar se, pavarësisht 35 viteve të tij, ai është ende një sulmues i garantuar. 33 golat në dy sezonet e tij të fundit në Ligë janë dëshmi se uruguaiani vazhdon të komandojë në zonë, diçka që drejtuesit e sportit të Dortmundit do ta marrin parasysh kur vlerësojnë nënshkrimin e tij./ h.ll/albeu.com
