Armando Broja me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e Chelseat në sezonin e ardhshëm.
Huazimi te Fulham rezultoi i pasuksesshëm, teksa tashmë janë të pranishëm zërat për klubin e ri.
Dy janë klubet më të përfolura aktualisht, për të përfituar shërbimet e sulmuesit kuqezi.
Bëhet fjalë për Dortmund në Gjermani dhe Ipswich Town në Angli.
Gjithçka për Brojën pritet të vendoset pas Europianit. Chelsea është treguar vazhdimisht i kujdesshëm me 21-vjeçarin, teksa ka preferuar huazimin e tij te Vitesse, Southampton dhe së fundmi Fulham.