Shkove bërë plazh e fjete në shtëpi/ Deklaratat e deputetes së PS shkaktojnë të qeshura në Komision! Xhelal Mziu: Kur të jep këshilla edhe Zegjineja

Diskutimet në Komisionin e Ligjeve për ndarjen e re territoriale, ka shkaktuar krahas debateve edhe batuta dhe të qeshura.

Ka qenë deputetja e PS, Zegjine Çaushi, e cila i është drejtuar kolegut të tij demokrat, Xhelal Mziu, duke i thënë se për 4 muaj bojkotove komisionin e reformës territoriale.

Të lidhura

None found

“Mos e bojkotoje 4 muaj, por shkove berë plazh, fjete dhe gjumë në shpi dhe vjen këtu e kërkon bashkimin e dy nismave”, iu drejtua Zegjine Çaushi deputetit Xhelal Mziu.

Ky i fundit me nota ironie u përgjigj, duke i thënë se, “kur të jep këshilla edhe Zegjineja është standard i lartë, ndaj duhet të merren në konsideratë”.

Pjesë nga debati:

Zegjine Çaushi: Nëse e kishte kaq shqetësim të madh reformën territoriale  ti Xhelal, kujtoheshe. Mos e bojkotoje 4 muaj, por shkove berë plazh, fjete dhe gjumë në shpi dhe vjen këtu e kërkon bashkimin e dy nismave

Ulsi Manja: Ti zonja Caushi, këtë punën e plazhit e pate vetëm për zotin Mziu apo për të gjithë?!

Xhelal Mziu: Në fakt kur Zegjineja të jep këshilla në të gjitha fushat është vërtet një standard i lartë dhe duhet ta marrësh në konsideratë edhe ti kryetar për qortimet që ju bën, sepse Zegjineja është më afër asaj që ka si pikësynim PS dhe jo standardi. Kështu që do të dëshiroja që komisionit të shkojë drejt zbatimit të ligjit dhe jo rekomandimeve të Zegjinëse që nuk të dërgojnë në asnjë vend, përveçse në një kolpasi të pushtetit vendor.


Shtuar më 2.10.2026 13:23

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetmadrdibet girişbahsegelmadridbetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet